Mungesa dhe dilema

- Bota Sot

Mungesa dhe dilema

Skënderbeu nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat, me korçarët që enden në fundin e klasifikimit.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka nisur stërvitjen prej ditësh për të përgatirur sfidën me ballshiotët.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për timonierin, pasi do të duhet të përballet me mungesa të rëndësishme, ndërsa ka edhe disa dilema. Kështu përveç Ardit Nikajt që ka mbyllur vitin dhe do të rikthehet vetëm në fillim të 2025, do tëe mungojë edhe Albi Doka.

Ky i fundit është ndëshkuar me karton të kuq ndaj Egnatias dhe ndaj Bylisit do të jetë i pezulluar. Por jo vetëm kaq, pasi Gjoka ka edhe disa dilema. Elvis Prençi ende nuk është gati, njëjtë si Juri dhe Balaj. I pari pavarësisht se ka javë që stërvitet me grupin, ende nuk është gati për të zbritur në fushëm, ndërsa dy të tjetër kanë shfaqur probleme fizike ditët e fundit.

Kujtojmë se sfida me Bylisin do të luhet ditën e dielë në Korçë në orën 16:30. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 18-të të Superirores, e cila mbyll edhe fazën e dytë të kampionatit.



Read it all at Bota Sot