Shpërthen Gundogan

- Bota Sot

Shpërthen Gundogan

Në këtë situatë kapotike që ka mbërthyer ekipin e Manchester City mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka qëndruar i qetë. Të paktën deri më sot, kur ai ka shpërthyer në një deklaratë për “TNT Sports”. Reagim që erdhi pas humbjes 2-0 të “citizens” ndaj Juventus.

“Çdo sulm që pranojmë është kaq i rrezikshëm dhe ne jemi të pakujdesshëm në duele. Në vend që të luajmë thjesht i ndërlikojmë gjërat dhe humbasim kohën e duhur për të lëshuar topin. Ne humbasim topa në tranzicion çdo herë, duke u dhënë mundësi rivalëve për kundërsulme”, tha Gundogan.

Më tej, ai vijon me një analizë të situatës: “Ne duhet të ndjekim çdo herë 60 metra prapa dhe nuk jemi ndërtuar për këtë. Ne jemi ndërtuar për posedim, për të mbajtur topin dhe për të qenë të fortë. Asgjë nuk po funksionon tek ne”.

I pyetur nëse mungesa e besimit po ndikon në City, ai shtoi: “Është një pjesë e madhe e saj. Kjo është gjithashtu një çështje mendore. Humbasim topin ose humbasim një duel dhe menjëherë humbasim ritmin. Ata janë në gjendje të na thyejnë ritmin me gabimin më të vogël dhe kjo situatë  ka një efekt kaq të madh tek ne në këto momente”.

“Ne duhet t’i bëjmë gjërat e thjeshta sa më shumë që të jetë e mundur, shpejt dhe në mënyrë të rrjedhshme dhe të punojmë përsëri shumë. Kështu e kthejmë besimin duke bërë gjërat e vogla dhe të thjeshta. Ndjehet sikur ne po bëjmë gjithmonë gjërat e gabuara”, tha Gundogan i rikthyer këtë verë te City.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë po shkon keq, ne i dimë arsyet. Ne nuk kemi luajtur keq. Nëse i jep një shans kundërshtarit dhe ata shënojnë, është nuk është e lehtë të kthehesh. Duhet të përpiqemi që të gjejmë atë çelës për t’i kthyer gjërat siç ishin. Nuk mendoj se jemi larg, por kjo është ajo që ndjej”, shtoi mesfushori gjerman.



Read it all at Bota Sot