Kumbulla i tregon italianëve çmendurinë e përjetimit të shqiptarëve

- Bota Sot

Kumbulla i tregon italianëve çmendurinë e përjetimit të shqiptarëve

Marash Kumbulla është rikthyer për të dhënë një intervistë në mediat italiane. Pas kohës së vështirë te Roma, mbrojtësi shqiptar ka gjetur  besimin e Espanjolit. Në fillim aventura e tij në La Liga nisi në mënyrë spektakolare, më pas kishte disa luhatje.

Përpos historive të treguara sa i përket vështirësive te Roma dhe dëmtimit të kaluar, në Itali e kanë pyetur Marashin edhe për Kombëtaren.

Kumbulla ka treguar se përjetimi që i bëhet futbollit në vendin tonë është paksa i pazakontë.

“Në Shqipëri futbolli është vetëm për tifozët.

Kur vjen java e Kombëtares, i gjithë vendi është i bllokuar.

Dhe Kombëtarja jonë po rritet shumë në vitet e fundit. Shumë nga lojtarët tanë kanë familje shqiptare dhe janë lindur e rritur jashtë. Kemi kaluar një Europian të mirë dhe po rritemi.

SIlvinjo?

Ësahtë një trajner vërtet i mirë. Kemi arritur në nivel të mirë në Europian dhe jemi të gjithë të fokusuar tani te Botërori, vendi që të gjithë duam që të jemi”, tha Kumbulla. 



Read it all at Bota Sot