Në prani të mysafirëve, prindërve, fëmijëve dhe rinisëaktive, u mbajt një program kulturor, ku u bë një rezymee aktiviteteve sportive dhe kulturore të vitit që po lëmëpas.
FC Alba, tashmë një shoqatë familjare e njohur mesbashkatdhetarëve në Augsburg dhe rrethinë, ka krijuarnjë platformë që bashkon sportin, kulturën dhe familjetshqiptare. Ajo numëron tre ekipe futbolli, rini aktive nëvalle, këngë, recitime dhe seminare për të rinjtë, si dheForumin e Gruas Alba, që kontribuon në organizime tëndryshme në Augsburg dhe rrethinë.
Z. Haki Gashi, Kryetar i FC Alba, deklaroi se viti 2024 ishte një vit i mbushur me sfida dhe suksese si nëfushën sportive, ashtu edhe në aktivitetet kulturore, duketheksuar angazhimin dhe bashkimin e familjeveshqiptare në Augsburg e përtej.
Ndihmëstrajneri Mërëgim Lutolli raportoi përperformancën sportive të ekipeve Alba 1, Alba 2 dheAlba Senior, të cilat arritën të ruajnë pozitat e tyre nëpjesën e epërme në ligat përkatëse, duke i hapur rrugëplaneve të reja për vitin e ardhshëm.
Nga ana kulturore, kryetari i degës për kulturë, z. Sami Kuqi, vuri në dukje organizimet festive si ato për Pavarësinë e Kosovë me 17 Shkurt, Ditën e Flamurit me28 Nëntor, si dhe Festën e verës me 6.Korrik me çrast u festua edhe 10 vjetori i saj, pastaj pjesëmarrjen aktive në ngjarje të qytetit të Augsburgut. Valltarët e Alba-s hapën solemnisht turnirin e futbollit të Kosovës nëdiasporë. Fëmijët dhe të rinjtë u përgatitën artistikisht mekëngë e valle nga koreografja znj. Valjeta Kuqi, ndërsapër rrjedhjen sam ë të mirë të recitimeve dheperformanca tjera u përkujdes mësuesja e gjuhësshqipe, znj. Ardita Sokoli.
Forumit të Gruas Alba gjithashtu shënoi një vit tësuksesshëm duke organizuar takime me gratë shqiptareme qëllimtë forcimit të rilit të gruas në diasporë.
Znj. Adelina Osmani në emër të prindërve falënderoi znj. Valjeta Kuqi për angazhimin e saj në përgatitjen e fëmijëve dhe rinisë për aktivitetet kulturore të shoqatës.
Z. Mislim Berisha shtoi se FC Alba pati vizita