Deklarata e fundit e Imamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Enes Limani, ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të thellë në mbarë vendin. Në një postim në rrjetet sociale, Limani ka përdorur një gjuhë ofenduese duke quajtur “dushmanë” të gjithë ata që nuk i përkasin besimit mysliman. Kjo përbën një akt të qartë të mosdurimit fetar dhe nxit urrejtje ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë.
Këto deklarata janë të papranueshme dhe të rrezikshme, veçanërisht kur vijnë nga një figurë fetare që duhet të promovojë paqe dhe harmoni ndërmjet besimeve të ndryshme. Është e domosdoshme që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë sjellje të papërgjegjshme dhe për të siguruar se të gjitha komunitetet fetare në Kosovë respektohen dhe mbrohen, ka deklaruar Emanuel Demaj, ish-Zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Demaj ka thënë se ky akt i Limanit është një shembull i qartë i radikalizmit fetar dhe mungesës së tolerancës që mund të ketë pasoja të rënda për shoqërinë tonë. Është detyrë e të gjithëve ne, përfshirë autoritetet fetare dhe shtetërore, të punojmë për të ndaluar përhapjen e urrejtjes dhe për të promovuar një ambient të bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.
Në përfundim, është e rëndësishme që figura të dyshimta, të cilat bëjnë deklarata të tilla përçarëse, të reflektojnë mbi historinë familjare të tyre dhe të kuptojnë se çfarë kanë qenë dhe kush paraqiten sot. Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron. Kemi arritur në një gjendje ku minoritetet e vogla kombëtare përpiqen të na tregojnë rrugën ku duhet të shkojmë ne shqiptarët jo-myslimanët. Kjo është e papranueshme dhe tregon nevojën për një ndërhyrje të fuqishme për të ruajtur harmoninë dhe tolerancën fetare në vendin tonë. Këto episode të njerëzve që deri dje nuk e dinin se çfarë ishin, duhet të shërbejnë si një thirrje për zgjim, që të gjithë të punojmë së bashku për një shoqëri të barabartë dhe respektuese për të gjitha besimet.