Protesta në Magdeburg

- Bota Sot

Protesta në Magdeburg

Qindra protestues të krahut të djathtë janë mbledhur në Magdeburg, me flamuj gjermanë, ndërkohë që një person është arrestuar.

Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në katedralen e qytetit për të kujtuar katër të rriturit dhe një fëmijë nëntë vjeçar që humbën jetën në sulmin e djeshëm.

Kambanat e katedrales ranë saktësisht 24 orë pas sulmit, një veturë u fut në një treg të Krishtlindjes duke lënë të paktën pesë të vdekur dhe mbi 200 të lënduar.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë në këtë fazë, thonë zyrtarët gjermanë, por sipas tyre, pakënaqësia e të dyshuarit për trajtimin e refugjatëve sauditë në Gjermani mund të ketë qenë një faktor.

I dyshuari është një mjek saudit 50-vjeçar i cili jetonte në Gjermani. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se i dyshuari ishte "islamofob" dhe se "kjo ishte e qartë për tu parë."

Tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg nuk do të rihapet dhe këshilltari i qytetit për rendin publik Ronni Krug tha se "Krishtlindjet në Magdeburg mbaruan", raporton transmetuesi publik gjerman MDR.

Flamujt do të ulen në gjysmështizë në Saksoni dhe qeveria federale planifikoi të bënte të njëjtën gjë, tha kryeministri i provincës Reiner Haseloff.



Read it all at Bota Sot