Sonte do të zhvillohet rimeçi mes dy nga boksierëve më të mirë në vitet e fundit, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.
Kjo super përballje do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Meçin e parë e kishte fituar boksieri ukrainas, duke unifikuar të gjitha titujt e mundshëm, gjë të cilën synon ta mbrojë edhe nesër.
Në prag të një përballjeje madhore në ring, të dy boksierët pritet të shpërblehen shumë për meçin e tyre.
Ndërsa Fury mori një shumë më të madhe disa muaj më parë, besohet se kësaj here të dy do të ndajnë në mënyrë të barabartë shumën totale të fitimit nga ndeshja, duke marrë secili nga 90 milionë euro.
Lexo edhe:
Bashkimi shkëlqen në kryeqytet, e mposht bindshëm Prishtinën