Sot para qytetarëve raportoi për punën një vjeçare të qeverisë së tij, kryetari i komunës, Shaqir Totaj.
Gjatë raportimit ai tha se falë besimit të qytetarëve me përkushtim maksimal po vazhdon progresi në zhvillimin e komunës.
Sipas tij, përmirësimi i kushteve jetësore për qytetarët, mbetet prioriteti kryesor, duke u vetëlavdëruar se vitin 2024 po e përmbyll me suksese.
Qytetarët e pranishëm parashtruan disa pyetje, ndërsa moren përgjigje nga disa prej drejtorëve të qeverisë lokale.