Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali. Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 355 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
E dhjetëra aksidente regjistrohen pothuajse çdo ditë në vendin tonë, sidomos gjatë ditëve me reshje shiu e bore.
Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 107 aksidente, 39 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 68 vetëm me dëme materiale.