Vuçiq: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës me asnjë çmim

- Bota Sot

Vuçiq: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës me asnjë çmim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë me asnjë çmim pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë të udhëheqë një politikë të pavarur, në përputhje me interesat e saj kombëtare.

“Së pari, ata po përpiqen që sa më shpejt të përfundojnë gjithçka për Kosovën dhe shohin që derisa jam unë kryetar i kësaj qeverie, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës me asnjë çmim”, tha presidenti serb.

Siç shpjegoi ai, kjo u duhet jo sepse i duan shumë shqiptarët dhe urrejnë serbët, por për shkak të presidentit rus Vladimir Putin, transmeton KO.

“Që të mund t’i thonë Putinit – mos iu refero precedentit të Kosovës kur flet për Kherson, Zaporozhye, Donetsk, Lugansk, Krime, sepse kjo nuk vlen, ne bëmë një marrëveshje dypalëshe midis Beogradit dhe Prishtinës, ju nuk mund ta kërkoni më këtë”, tha Vuçiq.



Read it all at Bota Sot