Muçi ka kundër edhe kandidatin për president të Beshiktashit

- Bota Sot

Muçi ka kundër edhe kandidatin për president të Beshiktashit

Situata e Ernest Muçit te Beshiktashi nuk është pozitive. Tashmë lojtari shqiptar ka kundër edhe kandidatin për president të klubit nga Stambolli.

Serdar Adali do të garojë në zgjedhjet presidenciale të klubit që do të mbahen së shpejti dhe ka nisur fushatën e tij mediatike. Biznesmeni turk ka deklaruar se shpenzimet për të sjellë Muçin dhe Musratin në Stamboll ishin të tepërta. Sipas “A Spor”-it, ai ka thënë se në vend të dy lojtarëve të sipërpërmendur, klubi duhet të kishte blerë Taliskën.

“Ata bënë premtime të pabesueshme vitin e shkuar. Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishin blerë Muçin dhe Musratin gjatë merkatos së mesit të sezonit? Ata kanë një faturë transferimi prej 22 milionë eurosh, një pagë prej 15 milionë eurosh dhe një kosto prej 37 milionë eurosh gjithsej.

Nëse ata do të kishin shkuar të blinin Taliskën në vend të tyre (Muçit dhe Musratit), tifozët do të kishin qenë të lumtur për atë kosto”, ka deklaruar Serdal Adali.



Read it all at Bota Sot