Sherri “blindon” vendin e titullarit

- Bota Sot

Sherri “blindon” vendin e titullarit

Pasi bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar nga Egnatia në Superiore te Kaljari, Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit tek ekipi i Serisë A.

Në fakt nuk u desh shumë kohë, pas vetëm disa ndeshjeve në stol, portieri i Kombëtares shqiptare ka thyer hierarkitë dhe në gjashtë ndeshjet e fundit e ka nisur ai nga fillimi ndeshjen.

Trajneri Nikola ka bërë zgjedhjen e tij dhe tashmë Simone Skufet i cili nuk shihet si portier i parë do të largohet në merkaton e janarit, me destinacionin e mundshëm si portier i dytë te Napoli që e kërkon.

Kështu, Alen Sherri do të ketë mundësinë për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit me Kaljarin, duke i hedhur njëkohësisht “dorashkën” e sfidës edhe Tomas Strakoshës për rolin e titullarit në Kombëtare.



Read it all at Bota Sot