Dinamo sot sërish në fushë

- Bota Sot

Dinamo sot sërish në fushë

Pas dy ditësh pushim, Dinamo do të kthehet sot pasdite në fushën stërvitore për të vazhduar punën, nën drejtimin e trajnerit Daja.

Ai ka programuar që skuadra të stërvitet në Arbanë deri më 30 dhjetor dhe pastaj të pushojë sërish pak ditë për festat e fundvitit.

Ndeshjet fillojnë shumë shpejt në janar dhe blutë duhet të jenë të përgatitur për ta vazhduar aty ku e lanë.

Sfida e parë e vitit 2025 është transferta me Bylisin në kampionat dhe pak ditë më pas vjen përballja me Erzenin në Kupën e Shqipërisë, një tjetër objektiv i kryeqytetasve.

Gjatë kësaj periudhe lojtarët duhet të ruajnë formën e mirë sportive, ndërsa trajneri Daja pret të ketë 100% të gatshëm edhe Dejvi Bregun. Jashtë skuadre mbetet vetëm mbrojtësi Muzek, i cili e ka mbyllur këtë sezon pas dëmtimit në gju dhe ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer në Kroaci.



Read it all at Bota Sot