Van Dijk dhe fjalët e tij të dashurisë

- Bota Sot

Van Dijk dhe fjalët e tij të dashurisë

Virgil van Dijk nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpool. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë duke folur për thashethemet që e lidhin me një ndryshim total karriere duke kaluar te Real Madrid.

Ai ka folur me fjalë zemre, pa përmendur detaje teknike kontrate apo aspekte financiare. Ai di të sillet si kapiten në publik.

“Po flas me sinqeritet. Unë e dua klubin, klubi më do mua. Unë i dua tifozët, tifozët më duan mua.

A duhet të shtoj më shumë se kaq?” Van Dijk garantoi se nuk ka ndërmend të shkëputet shpejt nga futbolli. Sipas tij, e presin edhe disa vite të mira.

“Mendoj se jam i aftë fizikisht që të luaj edhe për 3-4 vite në nivel të lartë. Më pas shohim. Mbase diku larg”.



Read it all at Bota Sot