Një rast ndodhi të enjten në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku Policia arrestoi një person, i cili u kap me policët që e dënuan dhe për pasojë përfundoi në ndalim policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u prangos për sulm ndaj një zyrtari policor është Naim Basha.
Basha fillimisht është dënuar për parkim ilegal dhe pasi Policia ia ka lënë fletëparaqitjen, i njëjti i revoltuar në masë të madhe.
Bazuar në informacionet e para, i dyshuari e ka kapur zyrtarin policor për krahu dhe aty ka eskaluar situata.
Një njësi policore ka asistuar dhe e ka arrestuar e shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.