Prizren: Premtoi stadium modern por Kurti nuk e ftoi askënd nga “Liria”

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Premtoi stadium modern por Kurti nuk e ftoi askënd nga “Liria”

Të enjten kryeministri Albin Kurti, vizitoi Qendrën Spitalore Rajonale në Prizren dhe Hidroregjionin Jugor.

Por gjatë vizitës në Prizren, Kurti, shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku rishpalosën projektin e stadiumit të qytetit, ku u premtuan 13 milionë euro investime.

Për çudi Kurti e Çeku nuk u takuan as me kryetarin e klubit “Liria” e as dikë nga komuna e Prizrenit. Aty s’kishte as përfaqësues të FFK-së apo LRF-së.

Kurti zhvilloi  një takim në kafene me Skënder Shengylin një figurë e njohur, pjesë  e plejadës së gjeneratës së artë, por që s’është në asnjë post në klubin Liria.

Gjatë vizitës në Prizren, Kurtin e shoqëroi edhe trajneri Bylbyl Sokoli i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme.



Read it all at Gazeta e Prizrenit