Barcelona ende nuk arriti të regjistrojë Dani Olmo (26) për pjesën e dytë të sezonit, pasi Gjykata Ekonomike ka njoftuar se nuk ka miratuar regjistrimin e ish-futbollistit të Dinamos së Zagrebit.
Barcelona do të provojë sërish të hënën, kur do të paraqesë një padi të re kundër La Ligës në gjykatën e shkallës së parë në të cilën do të përpiqet të mundësojë regjistrimin e Olmo për pjesën e dytë të sezonit.
Ata do të argumentojnë se të gjitha rregullat e regjistrimit janë të pavlefshme sepse ato rregullohen nga Komisioni i Delegatëve të La Ligës, një organ që ata nuk e konsiderojnë kompetent në Barcelonë, sipas Mundo Deportivo.
Ndërkohë Marca ka publikuar artikullin “Barcelona aktivizoi planin B për Olmo”.
"Olmo është i qetë. Barcelona ka planin B, ata do të kenë edhe planin C, do të kenë aq plane sa duhet për të zgjidhur problemin deri më 31 dhjetor. Ka mundësi që sponsorët të ndihmojnë me një rol më të madh. Është e mundur që drejtorët e klubit të japin para, të gjitha ato opsione janë të hapura”, shkruan Marca.
Ndërsa Barcelona po lufton me rregullore dhe ligje, Olmo ndodhet për pushime në SHBA.
Olmo arriti në ekipin katalanas në gusht nga Leipzig për 55 milionë euro. Barcelona fillimisht arriti të nënshkruajë për gjysmë viti pasi Andreas Christensen ishte i lënduar, por danezi tani do të shërohet, kështu që situata rreth kontratës së Olmo duhet të rregullohet.