Çanak zbulon çka fshihet pas protestave në Serbi: Vuçiq…

- Bota Sot

Çanak zbulon çka fshihet pas protestave në Serbi: Vuçiq…

Politikani serb Nenad Çanak ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi e cila është përballur me protesta masive. Sipas Çanak problemi më i madh në Serbi është se nuk ka një alternativë, pasi opozita nuk ka besueshmërinë e duhur për të marrë pushtetin

“Tani duket sikur gjithçka po zhbëhet, por nuk ka alternativë. Ne kemi opozitë në Serbi, ama ajo duket se është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë Vuçiç deri më tani. Pra nuk kemi alternativa, nuk kemi njerëzit e duhur për të marrë pushtetin dhe nuk kemi shanse të barabarta në zgjedhje për të mundur Vuçiç pasi ai kontrollon paratë, fiancat, opinionin publik, shumicën e mediave”,-tha Çanak.

I pyetur nëse Vuçiç do synojë të përmbushë disa nga kërkesat e protestuesve apo përçarjen e tyre, Canak tha:

“Vuçiç shprehet gjithë kohën se kërkesat e protestuesve janë përmbushur. Por ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Novi Sadit dhe të kryeministrit Vuçeviç. Natyrisht kjo nuk është e mundur, pasi ata dinë shumë e nuk mund të tërhiqen pa bërë llogaritë. Vuçiç nuk mund të largojë askënd, pasi nëse e bën këtë, ata do flasin, e nëse ata flasin do rrëzohet regjimi i tij”,-tha ai.



Read it all at Bota Sot