Kërkoi t’i rritet paga, ngecin negociatat

- Bota Sot

Kërkoi t’i rritet paga, ngecin negociatat

Ndonëse jo shumë i përfolur në krahasim me trajnerët e tjerë, Luis De La Fuente ka rigjallëruar kombëtaren e Spanjës, duke arritur të fitojë trofe me peshë si europianin dhe Ligën e Kombeve.

Megjithatë, rinovimi i teknikut 63-vjeçar me “Furinë e Kuqe” duket se do të vonojë pak.

Sipas mediave iberike, De La Fuente është ende në pritje të rinovimit të kontratës me Spanjës për shkak të pagës që ka kërkuar.

Ky i fundit thuhet se ka kërkuar një kontratë të ngjashme si paraardhësi i tij Luis Enrique. Federata Spanjolle e Futbollit nuk dëshiron të shkojë më shumë se 2 milionë euro rrogë për De La Fuente.



Read it all at Bota Sot