Haradinaj për vdekjen e Shehide Krasniqit: Sakrifica e saj, shembull i dashurisë për atdheun

- Bota Sot

Haradinaj për vdekjen e Shehide Krasniqit: Sakrifica e saj, shembull i dashurisë për atdheun

Ka ndërruar jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy heronjve të kombit, Mujë e Ali Krasniqit.

Për vdekjen e saj ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se sakrifica e Shehides dhe bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronj të kombit Mujë e Ali Krasniqi. Sakrifica e saj dhe e bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq ai shton se kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithëve.

“Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijve të saj heronj!”.



Read it all at Bota Sot