20 mijë euro për Jonuzin

- Bota Sot

20 mijë euro për Jonuzin

Fjoart Jonuzi konsiderohej i larguar nga Tirana pas Arhan Isuf.

Palët kishin rënë dakort mes tyre për ndërprerjen e bashkëpunimit dhe mesfushori të merrte nga bardheblutë 20 mijë euro ose ¼ e pagës së tij për prishjen e kontratës.

Kontrata aktuale përfundon në qershor të 2025.

Por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Drejtuesit nuk kanë dhënë ende 20 mijë euro-shin e dakortësuar dhe lojtari është rikthyer sërish në stërvitje.

Kuksiani ka nisur të stërvitet në palestër, ndërsa vazhdon të jetë në pritje të parave, pasi edhe vetë lojtai dëshiron kalimin në një ekip tjetër.

Nëse deri në fund të merkatos nuk do të ketë një ndryshim, atëherë me shumë gjasa Jonuzi do të vazhdojë të qëndrojë te Tirana dhe të largohet nga bardheblutë si lojtar i lirë në fund të sezonit.



Read it all at Bota Sot