Tare: Ata të dy janë gati për klubet kryesore të Europës

- Bota Sot

Tare: Ata të dy janë gati për klubet kryesore të Europës

Igli Tare ka folur për merkaton e janarit që mund të bëjnë klubet e mëdha të Serisë A në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

Ish-drejtuesi i Lazio-s e ka nisur nga Juventus, me idenë Skriniar që duket se do të mbetet e tillë:

“Duke mos luajtur shpesh, mendoj se është në kërkim të një skuadre ku të ketë më shumë hapësira. Nuk besoj se Skriniar ka nevojë për prezantime: të gjithë e dinë kush është”.

Giuntoli ka përjashtuar goditje në sulm: “Mendoj se po: do të kthehet Milik, Vlahovic është një siguri dhe tani Gonzalez ka rikuperuar, ndonjë gol do ta bëjë”.

Dy fjalë për Fiorentina-n, kundërshtarja e ardhshme e bardhezinjve: “Është e ndërtuar mirë, ka metabolizuar kalimin nga mbrojtja me 3 lojtarë tek ajo me 4. Është ekipi surprizë, bashkë me Lazio-n”.

Nuk mund të mos kishte një koment edhe për ish-klubin e tij: “Trajneri është pjesë e grupit, krijon empati dhe u jep qetësi lojtarëve. Po ecën mirë”.

Pikërisht te bardhekaltrit janë dy lojtarë që, sipas Tares, mund të jenë gati për klubet e mëdha të Europës:

“Mario Gila. Është i shpejtë, i zgjuar dhe nuk gabon asnjë ndeshje. Mund të bëhet një nga 3-4 mbrojtësit më të mirë në botë dhe nuk do të befasohesha nëse Real-i do ta kërkonte mbrapsht. Më pëlqen edhe Tavares”.



Read it all at Bota Sot