Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar 38-vjeçari është bartur në emergjencën e spitalit të Prizrenit.
“I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën. Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal I Hetimeve”, tha ai.
Lidhur me të gjitha veprimet policore, policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës.