Gazetari i njohur italian: Shit titullarin e sulmit, merr Shpendin

- Bota Sot

Gazetari i njohur italian: Shit titullarin e sulmit, merr Shpendin

Paraqitjet e Kristian Shpendit në Itali tërheqin gjithnjë e më shumë ekspertët e futbollit përtej Adriatiku.

Ndaj në vazhdimësi shtohen zërat e atyre të cilët e shohin lojtarin si të gatshëm për të zbarkuar në radhët e një klubi në Serinë A.

Mes tyre është edhe gazetari i njohur sportiv italian, Fabio Karesa, i cili duke komentuar situatën e Parmës, ka këshilluar drejtuesit e këtij klub që të largojnë Vilfrid Boni dhe të blejnë Shpendin, një sulmues të uritur për suksese.

“Te Parma do të shisja, më jep përshtypjen që është një lojtar i cili mendon se ka dhënë të gjithë atë që mund të jepte te Parma. Do të bëja një hov cilësor në aspektin ekonomik, pasi Boni shitet shumë mirë dhe do të blija një sulmues tjetër.

Një emër mund të ishte Shpendi, sulmuesi shqiptar i Çezenës, një profil shumë interesant i cili shënon shumë”, tha Karesa në një video të publikuar në kanalin e tij në “YouTube” ku jepte sugjerime për merkaton e të gjithë klubeve të Serisë A.



Read it all at Bota Sot