Adli: Ai gol dhe fjalët e Xabi Alonsos pas vdekjes së nënës sime më janë ngulitur thellë në mendje

- Bota Sot

Adli: Ai gol dhe fjalët e Xabi Alonsos pas vdekjes së nënës sime më janë ngulitur thellë në mendje

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Amine Adli, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ku ka folur për golin e shënuar në fitoren 3-2 të Kupës së Gjermanisë, në fund të sezonit të kaluar kundër Stuttgartit. Ai e cilësoi atë moment si shumë të rëndësishëm, pasi e ndihmoi të kapërcente një periudhë të vështirë, që përkoi me humbjen e nënës së tij dhe eliminimin e parakohshëm të Marokut në Kupën e Afrikës.

Ja fjalët e tij: “Goli i barazimit 2-2 në çerekfinalen e ‘DFB Pokal’ kundër Stuttgartit ishte goli im i parë pas vdekjes së nënës dhe pas Kupës së Afrikës zhgënjyese me Marokun.

Ai gol ishte shumë i rëndësishëm për mua në atë moment të jetës dhe për ekipin në kontekstin e ndeshjes. Në fund fituam 3-2 dhe arritëm në gjysmëfinale”.

Në të njëjtën intervistë, Amine Adli ndau një moment emocional me trajnerin e tij, Xabi Alonso, duke zbuluar: “E mbaj mend që u ktheva pas Kupës së Afrikës dhe ai më tha: Tani je kthyer këtu, në klubin tënd, në familjen tënde, ku ndihesh mirë.

Ne jemi gjithmonë këtu për ty. Ti e meriton dhe jam i lumtur për ty. Këto fjalë më janë ngulitur thellë në mendje”.



Read it all at Bota Sot