Qendërmbrojtësi përfundoi jashtë zgjedhjeve

- Bota Sot

Qendërmbrojtësi përfundoi jashtë zgjedhjeve

Zgjedhjet e forta të Paulo Fonsekës në fushë rrezikojnë të ndikojnë në merkaton dimërore të Milanit. Nëse situata në frontin e Teo Hernandez nuk ka shpërthyer plotësisht për shkak të urgjencës së dëmtimeve (mbrojtësi do të jetë titullar me Romën ‘falë mungesës’ së Leaos), situata është ndryshe për Fikajo Tomorin.

Qendërmbrojtësi përfundoi jashtë zgjedhjeve të teknike e ndonëse pa polemika publike, po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga “Djalli” që në janar.

Shumë do të varet nga ofertat: ditët e fundit është folur për pistën arabe, pa harruar edhe hipotezën e Juventusit që ka acaruar tej mase tifozët të cilët nuk dëshirojnë një tjetër lojtar (pas Kalulusë) të shkëlqejë gjetkë. Skenari është i destinuar të ndryshojë, por në “Casa Milan” nuk po qëndrojnë duarkryq.

Dhe kështu, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ata kanë intensifikuar kontaktet për Kristian Moskeran, që të paktën në teori duhet të marrë vendin e Tomorit në rast largimit të këtij të fundit. Me pasaportë spanjolle, 20-vjeçari luan për Valencia (kontrata i skadon në vitin 2026) ku është titullar. Çmimi që nuk i kalon 25 milionë euro e bën atë një objektiv real.

MESFUSHA – Për më tepër, nuk ka gjasa që Ibrahimovic dhe Monkada të mos mund t’i japin Fonseka të paktën një mesfushor në janar: Fofana dhe Reijnders duhet të marrin frymë, dhe Bensder tani po kthehet pas një dëmtimi të gjatë.

Profilet e pëlqyera prej disa kohësh janë ato të Bondos, aktualisht te Monza dhe të Frendrup, lojtar kyç te Xhenoa. Një sulm i mundshëm do të varet nga largimet dhe vullneti i dy klubeve për të shitur pjesë të vlefshme gjatë sezonit aktual me formula të përballueshme për arkat kuqezi.



Read it all at Bota Sot