Golashënuesi dhe kapiteni i Kukësit transferohet te klubi i Superiores

- Bota Sot

Golashënuesi dhe kapiteni i Kukësit transferohet te klubi i Superiores

Golashënuesi dhe kapiteni i Kukësit transferohet te klubi i Superiores, e konfirmon vetë administratori!

Mario Beshiraj do të japë kontributin e tij te Teuta në pjesën e dytë të sezonit.

Vetë admistratori i Kukësit, Florian Biba, ka konfirmuar këtë transferim për Panorama Sport.

Kështu klubi verilindor humbet golashënuesin kryesor të këtij sezoni. 25-vjeçari ia doli që në 17 javë të Kategorisë së Parë të shënojë 6 gola.

Më parë Beshiraj ka luajtur për Korabin, Tiranën dhe Vorën. Nga largimi i tij mësohet se Kukësi ka ruajtur përqindje të kartonit në rast shitje.



Read it all at Bota Sot