Artan Uzuni ka zbuluar disa detaje rreth jetën së djalit të tij në Greqi. Babai i sulmuesit të Granadas rrëfeu se Myrto ka përjetuar racizëm në vendin helen, për faktin se ata ishim shqiptar.
Ndërsa më tej, i ati i 29-vjeçarit tha se tek Kombëtarja ka pasur shumë persona që nuk e kanë dashur djalin e tij të ishte pjesë e skuadrës kuqezi.
Artan Uzuni: Myrto ka përjetuar racizëm në Greqi. Ne shqiptar ishim, pavarësisht se e donin Myrton, por prapë ishim shqiptar dhe shifeshim me sy tjetër. Myrto e ndjente racizmin. Te koka e krevatit të tij kishte vënë flamurin shqiptar, është i brymosur me nacionalitetin e kombit Myrto. K
ur Myrto u thirr në Kombëtare, unë e kam thënë që nuk dua të vdes pa e parë djalin me fanellën e Kombëtares. Atëhere trajneri Panuçi bëri të mundur që Myrto ta vishte atë fanellë dhe të luante për Kombëtaren. Por gjatë kësaj kohe, Myrto ka pasur shumë ‘bërryla’, shumë pengesa. Më të keq kanë qenë këo pengesat artificiale nga kushdo.