Ylber Ramadani rikthehet titullar

- Bota Sot

Ylber Ramadani rikthehet titullar

Medon Berisha është i pafat. Mesfushori i Kombëtares ndalet sërish në momentin e tij më të mirë.

21-vjeçari ditën e djeshme ka marrë një dëmtim në stërvitjen e fundit që po zhvillonte skuadra e Lecces në kuadër të duelit me Como, takim që starton në orën 18:30.

Një dëmtim muskular që e ka detuaruar lojtarin të lërë përgjys stërvitjen dhe të marrë ndihmën e mjekëve.

Ky është padiksutim një lajm i keq edhe për trajerin e Lecce, i cili për duelin e ditës së sotme nuk do të mund të llogarisë shërbimet e shqiptarit.

Kjo bën që Ylber Ramadani të rikthehet titullarë te skuadra italiane pas disa javësh.

Siç duket mesfushorët shqiptarë do të zëvendësojnë njëri-tjetrin këtë sezon te ekipi i Lecces.



Read it all at Bota Sot