Sot me 31.12.2024, rreth ores 21:33 është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Bazhdarhane – Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pikë shitje e mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasoj është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth.
Si pasojë e kërij incidneti deri me tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë. Sipas informatave të deritanishme ai është duke u dërguar për në QKUK në Prirshtinë.
Gjithashtu janë shkaktuar dëme në objektet dhe automjete e parkuara në afërsi.
Të gjitha njësitë policore përgjegjëse kanë dalë në në vend ngjarje. Gjithashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njesiti i zjarrfikësve të cilet kanë arritur ta shuajn zjarrin.
Sipas Policisë, për momentin situata është nën kontroll./ Gazeta e Prizrenit