Shefi i ushtrisë serbe: Do t’i mbrojmë serbët dhe joshqiptarët tjerë në Kosovë

- Bota Sot

Shefi i ushtrisë serbe: Do t’i mbrojmë serbët dhe joshqiptarët tjerë në Kosovë

Nuk do të ketë “Stuhi” të re dhe ushtria serbe kanë kapacitete për të mbrojtur serbët dhe popullatën tjetër joshqiptare në Kosovë”, ka kërcënuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq.

Në një intervistë për gazetën në shërbim të Vuçiqit, “Novosti”, Mojsilloviq ka pretenduar se “gjendja e sigurisë në Serbi në tërësi është stabile, me ekzistimin e treguesve të destabilizimit të mundshëm të situatës në Kosovë”.

“Ushtria serbe monitoron kërcënimet e mundshme ndaj Serbisë dhe është në gjendje t’i përgjigjet në mënyrë adekuate të gjitha rreziqeve të sigurisë. Mirëkuptimi i udhëheqjes shtetërore, me komandantin e përgjithshëm dhe presidentin e Republikës në krye, na mundësoi të përmirësojmë aftësitë tona në të gjitha segmentet shumë herë gjatë viteve të fundit dhe krijoi bazën që ushtria serbe të jetë “një faktor parandalues” ​​mbi të cilin duhet llogaritur dhe si rrjedhim një “faktor paqeje” dhe stabiliteti në rajon”, nuk ka harruar Mojsilloviqi detyrën e tij për t’u servilizuar liderit të tij suprem.

Ai ka pretenduar se “ushtria serbe, si “partner i besueshëm”, vazhdimisht i përmbahet Marrëveshjes Ushtarako-Teknike dhe me KFOR-in arrin bashkëpunim profesional në të gjitha nivelet për të monitoruar situatën në terren dhe për të ulur tensionin dhe për të parandaluar shfaqjen dhe përshkallëzimi i krizave”.

Sa i përket sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, Mojsilloviq ka pretenduar se “ky është një incident serioz i sigurisë dhe për këtë “kërkojmë” nga bashkësia ndërkombëtare që të hedhë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje dhe të vendosë përgjegjësinë”.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia qëndron fuqishëm në pozicionin e “neutralitetit ushtarak”.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim me partnerët si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, të vetëdijshëm se ky bashkëpunim kontribuon në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Mendoj se “ka një mirëkuptim” për pozicionin tonë në botë”, ka përfunduar Mojsillovi



Read it all at Bota Sot