Mes shumë ofertave

- Bota Sot

Mes shumë ofertave

Barcelona, Man. Siti, Liverpulli dhe PSZH.

Këto janë katër klubet që kanë interes për mesfushorin e kombëtares gjermane, Xhoshua Kimih.

Gjermani, sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ka qenë i tunduar prej disa muajsh për t’u larguar nga Bajerni.

Ai mendonte se klubi bavarez nuk e fiton dot Ligën e Kampionëve dhe ky ishte një argument për të mos rinovuar.

Gjërat kanë ndryshuar. Kimih ka marrë një ofertë konkrete nga Bajerni dhe është gati të hedhë firmën. Atij i është garantuar se do të jetë në qendër të projektit, bashkë me Musialën.

E ardhmja e Bajernit janë pikërisht Kimih dhe Musiala. Klubi gjithashtu e ka bindur mesfushorin, se investimet në verën e vitit 2025 do të jenë të klasit botëror.



Read it all at Bota Sot