Mbrojtësi 20-vjeçar nga Arsimi i Çegranit do të transferohet te FC Shkupi.
A do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me skuadrën e njohur nga Çairi.
Zyrtarimi i lojtarit nga Haraçina pritet të ndodh brenda disa ditëve, sapo të zhbllokohet merkatoja.
Avduli nga vera e vitit 2023 ishte pjesë e Arsimit nga Çegrani, duke qenë titullar i padiskutueshëm në repartin defensiv të verdhezinjve.
Avduli karrierën e ka nisur te Shkëndija e Haraçinës, për të vijuar te Fortuna nga Hasanbegu.