Media serbe e inatosur: Granit Xhaka erdhi në Serbi

- Bota Sot

Media serbe e inatosur: Granit Xhaka erdhi në Serbi

Nuk shkon muaj që Granit Xhaka nuk është në qendër të ndonjë mediumit në Serbi. 

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe lojtari prej më të mirëve të kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni, ka qenë në fokus të një mediumit serb “Veçernj Novosti”, medium antishqiptar dhe një satelit i pushtetit të Beogradit.

“Granit Xhaka erdhi në Serbi” – është titulli i këtij mediumi, duke kujtuar kur ai zbarkoi me 12 tetor të viti 2024 në Leskovc dhe ka luajtur kundër Serbisë.

“Ai është një nga futbollistët më të urryer ndër serbët. Por ai, Granit Xhaka, erdhi në territorin e Serbisë.

Kur ai dhe Xherdan Shaqiri kanë festuar fitoren e zviceranëve në Kupën e Botës (2018) ndaj kombëtares së Serbisë, dhe atë në kohën kur Rusia ishte nikoqire e Kupës së Botës në futboll, festuan duke treguar ‘hqiponjën shqiptare me krahë të kryqëzuar”, ka shkarravitur ky medium serb.

Dhe aq larg shkon ky medium serb duke gënjyer sa as logjika e njeriut nuk e imagjinon, duke shkarravitur kësisoj: “Sepse është pikërisht ky simbol si ‘shenjë e njohjes’ e atyre që po mbrojnë që shteti imagjinar i lartpërmendur të “vjedhë” territore nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Sigurisht që Xhaka nuk e ka humbur rastin të provokojë edhe në Botërorin e ardhshëm 2022 në Katar, kur futet në konflikt me kombëtaren serbe.

Në të njëjtën kohë, ai jo vetëm që ka veshur një bluzë në kujtim të Adem Jashari”: Përkundrazi, ai u justifikua se nuk e bëri fare për shkak të tij”.



Read it all at Bota Sot