Rumania dhe Bullgaria hoqën përfundimisht kontrollet në kufijtë tokësorë më 1 janar 2025, duke u bërë kështu anëtare të plota në Zonën Shengen.
Ky hap historik u shënua me një ngjarje simbolike, kur ministrat e brendshëm të të dyja shteteve pas mesnatës ngritën barrierat në Urën e Miqësisë, që kalon mbi lumin Danub dhe lidh dy vendet, raporton Reuters.
Pas heqjes së kontrolleve të kufirit, qytetarët e dy shteteve mund të udhëtojnë lirshëm përmes kufijve të Zonës Shengen pa nevojën e kontrollit të pasaportave.