Prej sot zyrtarisht trajner i Anglisë, Tuchel do të debutojë me “Tre Luanët” ndaj Shqipërisë

- Bota Sot

Prej sot zyrtarisht trajner i Anglisë, Tuchel do të debutojë me “Tre Luanët” ndaj Shqipërisë

Thomas Tuchel ka nisur zyrtarisht detyrën si trajneri i kombëtares së Anglisë me një kontratë 18-mujore që zgjat deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Emërimi i Tuchel si pasardhësi i Gareth Southgate u konfirmua nga Federata Angleze e Futbollit në tetor, por sot ai nis zyrtarisht punën si tekniku i “Tre Luanëve”, teksa do të ketë si ndihmës ish-futbollistin Anthony Barry, me të cilin ka punuar së bashku në Chelsea dhe Bayern Munich.

Tuchel ishte i pranishëm në fillim të dhjetorit në shortin kualifikues të Kupës së Botës 2026 , ku pa Anglinë të vendosur në një grup së bashku me Shqipërinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, përcjell tch.

Pas shortit ai tha: “Kam respekt të madh për Serbinë dhe Shqipërinë. Ata gjithmonë mund të befasojnë. Ata kanë një histori të fortë të futbollit teknik, një turmë emocionale dhe lojtarë emocionues. Ata kanë dy ish-lojtarë të famshëm si trajnerë, kështu që ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këtë. Anglia nuk ka luajtur kurrë me Letoninë, kështu që kjo është një përvojë e re për të gjithë ne, dhe pastaj sigurisht që kemi Andorrën ku jemi favoritë të mëdhenj.

Por ne duhet të kualifikohemi, kjo është gjëja më e rëndësishme, këtu shkon i gjithë fokusi. Nuk mund të ketë qasje tjetër veçse ta marrim seriozisht, ta marrim me respekt dhe ta realizojmë.

Anglia ka lojtarët dhe karakteristikat për të shkuar larg. Por tani ne duhet ta dëshmojmë këtë në kualifikuese. Hendeqet midis kombeve të mëdha mbyllen gjatë gjithë kohës. Në çdo turne shihni të njëjtin efekt që bëhet gjithnjë e më e vështirë”.

Ndeshja hapëse e Tuchel në krye do të jetë ndeshjet në shtëpi pikërisht kundër Shqipërisë më 21 mars në Wembley, teksa tre ditë më vonë po në shtëpi do të presë Letoninë.



Read it all at Bota Sot