Casemiro mund të largohet

- Bota Sot

Casemiro mund të largohet

Manchester United po planifikon të bëjë ndryshime drastike në ekip gjatë vitit 2025.

“Djajtë e Kuq” po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë dhe gjërat nuk u rregulluan as pas ndërrimit të trajnerit.

E tash, duket se është koha për një “fshesë” në ekip.

Gjiganti britanik duhet t’i shesë disa lojtarë për të sjell më pas përforcime të reja, në mënyrë që t’i përshtaten “Fair-Play” financiar.

I pari që pritet të largohet është braziliani Casemiro.

Madje, ish-futbollisti i Real Madridit mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga “Teatri i Ëndrrave” qysh në janar.

Krahas përfaqësuesit brazilian, nga Man Utd këtë vit pritet të largohen edhe Christian Eriksen e Victor Lindelof, por edhe lojtarë të tjerë.

Man Utd aktualisht e sheh veten në vendin e 14-të në tabelën e Premierligës me 22 pikë të grumbulluara, pas 19 ndeshjesh të zhvilluara, duke e rrezikuar pjesëmarrjen në garat evropiane në edicionin e ardhshëm. 



Read it all at Bota Sot