Shqiptari la pa frymë tifozët anglezë, kjo është nota e tij

- Bota Sot

Shqiptari la pa frymë tifozët anglezë, kjo është nota e tij

Futbollisti Anis Mehmeti nuk ka të ndalur në Championship (Liga e Dytë e Anglisë) në futboll.

Mehmeti sot ka kontribuar në barazimin e Bristol Cityt në udhëtim, me rezultat 2:2 ndaj Plymouth-it.

Mehmeti ka shënuar gol në minutën e 32-të dhe u zëvendësua në atë të 84-tën.

Futbollisti shqiptar që ka 23 vjeçar, sulmues, është vlerësuar me notën 7.6 nga faqja e specializuar “Sofascore”.  

Bashkëlojtari i tij, Jason Knight, është lojtar i ndeshjes me notën 8.1.

Mehmeti renditet në vend të tretë të listës së shënuesve me 9 gola e ka 6 më pak se Sainz i Norwich-it.

Pas javës së 25-të në Championship Bristol City zë vendin e nëntë me 34 pikë e Plymouth është i fundit  (i 24-ti) me 19 pikë.



Read it all at Bota Sot