Policia jep detaje të habitshme për lojtarin

- Bota Sot

Policia jep detaje të habitshme për lojtarin

Policia askund në botë nuk përdor emrat dhe mbiemrat e njerëzve në procedurë, por mediat portugeze raportuan se autori ishte një përdhunues i dënuar më parë, shkruan mediumi kroat “Veçernj List”.

“Futbollisti i kombëtares portugeze Ruben Semedo është arrestuar sërish për dhunë në familje.

Recidivist i shumëfishtë në raste të tilla, ai ka dalë gjithmonë nga burgu, por para ndërrimit të vitit ka përfunduar sërish në paraburgim.

Policia portugeze ka bërë të ditur se ka arrestuar një 30-vjeçar në orët e para të kësaj të diele për veprën penale të dhunës në familje.

Viktima ishte një grua 30-vjeçare, e cila u kërcënua nga partneri i saj, gjë që bëri që ajo të mbahej e robëruar në shtëpinë e tij derisa arriti të shkonte në komisariat për të denoncuar kundër tij”, - shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot