Olmo mbetet lojtar i lirë

- Bota Sot

Olmo mbetet lojtar i lirë

Mesfushori spanjoll Dani Olmo po kalon një agoni të vërtetë në nivel profesional pasi Barcelona nuk arriti ta regjistrojë për pjesën e dytë të sezonit të La Ligas.

Përkatësisht, La Liga refuzoi kërkesën e katalanasve për regjistrimin e kampionit aktual të Evropës, por kjo nuk e shqetësoi futbollistin ofensivë.

Olmo ka postuar foto të festës së 2025-ës në rrjetet sociale me përshkrimin:

“Është koha për vitin 2025”,ka shkruar Olmo duke vendosur edhe dy zemra me ngjyrat e Barcelonës.

Statuset u pranuan me entuziazëm nga tifozët e Barcelonës, siç e dëshmojnë edhe shifrat e mëdha që reaguan ndaj këtij njoftimi të Dani Olmo.

Olmo nga tani është një futbollist i lirë, derisa Barcelona do të bëj çdo gjë për ta regjistruar atë.

Të shtojmë se këtë sezon Olmo ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar një asistim në 15 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat. 



Read it all at Bota Sot