Conceicao nuk ka futur ende këmbët mirë, klubi i bën gati klauzolën e veçantë të shkarkimit

- Bota Sot

Conceicao nuk ka futur ende këmbët mirë, klubi i bën gati klauzolën e veçantë të shkarkimit

Milani largoi Fonsekën, por shumë prej tifozëve të kuqezinjëve janë të bindur se fajtorët e vërtetë gjenden në kupolën drejtuese.

Klubi i madh italian u kthye në një komedi të vërtetë teksa në mesin e ndeshjes Milan-Roma u zbulua se Fonseka ishte shkarkuar dhe kishte ardhur si trajner Conceicao.

Nuk mbyllet me kaq, ende pa futur mirë këmbët Conceicao dhe pa zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin, drejtuesit e klubit kanë nxituar për t’i bërë gati një klauzolë të veçantë, atë të shkarkimit.

Kontrata e Conceicao është për një vit e gjysmë, por sipas klauzolës së shkarkimit, në rast se nuk arrihen objektivat e vendosura nga klubi, pavarësisht se kampionati ka shkuar në gjysmë dhe Milani e ka humbur tërësisht rrugën, Conceicao do të shkarkohet në qershor të 2025 pa shumë diskutime.

Një shenjë e qartë kjo se drejtuesit e klubit nuk i besojnë shumë këtij trajneri dhe njëkohësisht një sinjal që Milanit për momentin i ka mbetur vetëm emri i madh, pasi në mënyrën sesi po menaxhon situatën dhe trajnerët, ngjason shumë me një ekip të Superiores, projekti afatgjatë nuk ekziston.



Read it all at Bota Sot