Rasti i Mario Mitaj merr jehonë të madhe në Arabinë Saudite

- Bota Sot

Rasti i Mario Mitaj merr jehonë të madhe në Arabinë Saudite

Ndjekësit e Sport Ekspres kanë votuar sa i përket Personazhit të Vitit 2024.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë në kandidatura nuk ishin të gjithë sportistët që kanë ngritur lart flamurin e Shqipërisë përgjatë këtij viti, por lojtarët e Kombëtares që lanë më shumë gjurmë me fanellën kuqezi dhe në klubet e tyre.

Është jo pak e rëndësishme edhe ecuria e tyre në klube pasi kthehen në “ambasadorë të Shqipërisë”.

Kështu ndjekësit e Sport Ekspres nga Tirana zgjodhën Mario Mitajn si personazhin e tyre të vitit 2024, më i preferuari.

Ky votim ka marrë vëmendje të gjërë edhe në mediat e Arabisë Saudite, por edhe në faqet më të mëdha të Al Ittihad në rrjetet sociale që theksojnë me krenari se lojtari i tyre është zgjedhur Personazh Viti në Shqipëri.



Read it all at Bota Sot