Marrëveshja e re pritet të zgjasë deri në 2028-ën

- Bota Sot

Marrëveshja e re pritet të zgjasë deri në 2028-ën

Mbrojtësi i Barcelona-s, Gerard Martin, ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me klubin.

Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon në verë.

Martin bëri debutimin me ekipin këtë sezon dhe ka regjistruar dy asiste në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, Martin do të nënshkruajë rinovimin dhe do të ketë një klauzolë lirimi 100 milionë euro.

Marrëveshja e re pritet të zgjasë deri në 2028-ën.



Read it all at Bota Sot