Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, me deklaratën e tij paksa ka prekur serbët për sfidën me Serbinë që luhet më 7 qershor në Tiranë, për faktin se ai thotë se synon që të tregohen në Beograd.
Mediumi serb “Kurir” i ka kushtuar rëndësi deklaratës së Seferit.
“Jemi të kënaqur të shohim që kemi një rival kaq të fortë.
Ne duam të dalim në fushë dhe të bëjmë më të mirën.
Shpresoj ti bëjmë shqiptarët krenarë”, tha Seferi dhe shtoi:
“Unë gjithmonë ëndërroj të shënoj gol kundër Serbisë”, ka thënë mes të tjera Seferi.
Kujtojmë se ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror luhet më 7 qershor, ndërsa ndeshja në Beograd është caktuar për 11 tetor.