Në një incident që ndodhi sot në fshatin Poslisht të Prizrenit, një person i moshës madhore është therur me thikë.
Sulmuesi ishte një person rreth 18-vjeçar.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se viktima e këtij incidenti R. Sh. , lindur me 1980 nga fshati Poslisht është therur në krahëror pas një mosmarrveshjeje me të dyshuarin.
Ai tha se ndonëse po zhvillohen hetime, ende nuk dihet për shkaqet e konfliktit.
Viktima po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Bytyqi njoftoi se dy persona tashmë janë arrestuar në lidhje me rastin.
Referuar infomacioneve nga spitalit rajonal i Prizrenit viktima është jashtë rrezikut për jetë. / Gazeta e Prizrenit