“Shoferi iku kur iu afruan”, një person tenton të shkelë protestuesit me veturë në Serbi

- Bota Sot

“Shoferi iku kur iu afruan”, një person tenton të shkelë protestuesit me veturë në Serbi

Gjatë protestës në Novi Sad, një shofer me BMW-së ka tentuar të çajë një kolonë studentësh. Fillimisht, ai përshkoi makinën e tij nëpër turmë, më pas doli dhe filloi debatin.

“Zotëria nga BMW-ja e zezë donte të na kalonte dhe ne nuk e lamë. Ai u inatos dhe ‘u fut’ në fytyrë me kolegun tonë”, tha një studente që mori pjesë në ngjarje.

Gjatë debatit, një shofer ka zbritur nga makina tjetër dhe u ka dalë në mbrojtje  studentëve.

Ai së bashku me studentët kanë përzënë drejtuesin e BMW-së, i cili ka ikur në këmbë dhe ka lënë makinën në rrugë.

“Shoferi iku kur iu afruan më shumë njerëz”, tha një student.



Read it all at Bota Sot