Eljon Sota nuk do të vazhdojë më karrierën në Korenë e Jugut. Ish-futbollisti i Partizanit është larguar nga Suwon FC, me palët që kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre pas 6 muajsh.
26-vjeçari nuk ia doli dot të fitonte besimin e stafit dhe në këtë sezon ka zbritur në fushë vetëm 33 minuta.
Shumë pak krahasuar me pritshmëritë e fierakut.
Në këtë mënyrë Sota është tashmë një lojtar i lirë në treg dhe kthehet në një alternativë “luksi” për ekipet e Superiores
Kujtojmë se me Partizanin ka zhvilluar 120 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste, duke ndihmuar të kuqtë të fitojnë titullin dhe Superkupën e Shqipërisë.