Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka folur edhe njëherë për situatën me Marcus Rashford.
Ai tha se nuk ka asnjë ndryshim rreth kësaj çështje, shkruan IndeksOnline.
“Situata është ende e njëjtë, ai është si të gjithë lojtarët e tjerë. Kjo është e qartë.”, ka deklaruar Amorim para ndeshjes me Liverpulin.
Rashford javët e fundit kishte probleme me Ruben Amorim, ku ndeshjen e fundit e ka luajtur ndaj Viktoria Plzen, më 12 dhjetor.
Sulmuesi anglez nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit, madje nuk ishte i ftuar fare nga Amorim.