Amorim “votëbeson” Maguire: Rinovon me Manchester United

- Bota Sot

Amorim “votëbeson” Maguire: Rinovon me Manchester United

Manchester United do të aktivizojë zgjatjen prej një viti të kontratës së Harry Maguire, duke e mbajtur mbrojtësin anglez në “Old Trafford” deri në fund të sezonit 2025-2026. Kjo u njoftua nga trajneri Ruben Amorim.

Kontrata e Maguire duhej të skadonte në fund të këtij sezoni, por trajneri portugez e konfirmoi vendimin e klubit në një konferencë për shtyp, duke thënë: “Kam folur me të dhe i kam thënë se duhet të përmirësohet në fushë, por kemi shumë nevojë për një mbrojtës të tillë.

Gjithashtu, ai duhet të përmirësohet si lider. Të gjithë e dimë situatën që ka pasur këtu, por kemi shumë nevojë për të tani, ndaj do ta aktivizojmë, me kënaqësi, opsionin për zgjatjen 1-vjeçare të marrëveshjes”.

Sa i përket Joshua Zirkzee, trajneri i Manchester United shtoi: “Situata e tij është e njëjtë me atë të lojtarëve të tjerë. Joshua përjetoi një moment të vështirë gjatë ndeshjes së fundit, por janë gjëra që ndodhin. Futbollistët e dinë që kjo është pjesë e lojës”.

Së fundi, Amorim tha gjithashtu se anësori Amad Diallo është pranë zgjatjes së kontratës së tij.



Read it all at Bota Sot