Nëntë vite pritje, kush është portieri 25-vjeçar që do të debutojë sot me Totenhemin

- Bota Sot

Nëntë vite pritje, kush është portieri 25-vjeçar që do të debutojë sot me Totenhemin

Pjesë e Totenhemit prej vitit 2016, por portierit Brandon Austin iu desh të priste plot 9 vite, për të bërë debutimin e tij në Premier Ligë me “gjelat” e Londrës.  

Për shkak të mungesës së dy portierëve Vikario dhe Forster për arsye dëmtimi, gardiani i tretë Austin është graduar titullar, në duelin ndaj Njukastëll, teksa duhet të ndalë një nga sulmuesit më në formë të Premier Ligës, bëhet fjalë për Aleksandër Isak të Njukastëll.  

Austin gjatë aventurës së tij të gjatë te klubi i Totenhemit, ka qenë dy herë i huazuar te Viborg dhe Orlando Siti, por pa mund të lerë shumë gjurmë.

Mbetet të shihet se si do të shkojë performanca e tij debutuese me skaudrën e parë të Totenhemit, në një ndeshje tepër delikate si ajo ndaj Njukastëll në kampionat..



Read it all at Bota Sot